Prishtina ndjek titullin me shumicën që luajti në Evropë

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Në klubin Z Mobile Prishtina nuk e thonë, por rivaliteti nga skuadrat e tjera ndihet. Për këtë, skuadra bardh e kaltër do të mbajë shumicën e lojtarëve të huaj me të cilët u paraqit deri tash në FIBA Europe Cup.

Në klub thonë se tash, pasi janë eliminuar nga garat evropiane, do të largohet vetëm një lojtar i huaj, sipas të gjitha gjasave reprezentuesi i Kosovës Malcolm Armstead.

Të tjerët, plot pesë, do të mbesin për të ndihmuar Prishtinën të fitojë titullin e kampionit. Përveç Armsteadit, pjesë e Prishtinës janë edhe Rodney Bullock, Divine Myles, Denis Krestinin, Ahmed Bashir e Khalid Boukichou.

Prishtina të mërkurën mbrëma humbi nga Varese edhe në ndeshjen e kthimit të 1\8 së finales të FIBA Europe Cup, por rrugëtimi deri në këtë fazë vlerësohet historik për të dhe basketbollin e Kosovës. Në tri edicionet e mëparshme, Prishtina ishte eliminuar qysh në fazën e parë të grupeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme