Prishtina nënshkruan me Fuquan Edwin

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 15:49 | Nga

Prishtina ka nënshkruar me lojtarin amerikan të gjatë 198 cm, Fuquan Edwin, i cili doli nga kolegji Senton Hall.

Me këtë ekip ai cilin kishte rekorde në topa të vjedhur dhe vazhdimisht ishte në ekipin më të mirë të mbrojtjes.

Aty në 4 vite kishte 12.9 pikë, 1.4 asistime dhe 2.9 topa të vjedhur.

Karrierën profesionale e filloi në Serie A të Italisë ku luajti për një kohë për Giorgio Tesi Pistoia.

Vitin tjetër nënshkroi për Sixoux Falls Skyforce (D-League) ku kishte 13.8 pikë, 1.8 topa të vjedhur dhe 4.37 kërcime.

Pastaj vazhdoi në Guaros de Lara të Venecuelës ku kishte 8.38 pikë, 1.25 topa të vjedhur dhe 1.75 kërcime dhe vitin e shkuar luajti për Ironi Nes Ziona të Izraelit ku kishte 13.8 pikë, 4.41 kërcime dhe 2.75 topa të vjedhur.

Sezonin 2016/2017 e filloi në Cairns të Australisë ku për 20 ndeshje kishte 8.10 pikë dhe 3.45 kërcime për ndeshje.

Prishtina në prova ka edhe dy lojtarë tjerë, ku për ta do të vendoset ditëve në vijim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme