Prishtina pret Dobrudjan, Besa takohet me Bosna Visokas

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Kampionia e Kosovës në hendboll te meshkujt, Besa Famgas, ka mësuar kundërshtarin për raundin e dytë të European Cup.

Klubi pejan përballë do të ketë ekipin Bosna Visoko.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave luhet në nëntor. Krahas Besës, edhe skuadra e Prishtinës ka mësuar kundërshtarin për rrethin e dytë të kupës evropiane.

Kryeqytetasit do të përballen me skuadrën bullgare, Dobrudja.

Ndeshjet kualifikuese të raundit të dytë do të luhen në muajin nëntor.

Të ngjashme