Prishtina publikon çmimin e biletave për derbin e madh ndaj Ballkanit

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Vëmendja kryesore e javës së 20’të në Superligën e Kosovës do të jetë në kryeqytet, aty ku takohen Prishtina dhe Ballkani, transmeton Gazeta Metro.

Dy skuadrat pretendente për titull do të takohen të shtunën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim prej orës 17:00.

Ballkani momentalisht është lider në tabelë me 40 pikë, kurse Prishtina pozicionohet e treta me 37 pikë. E renditja e tyre e bën këtë ndeshje edhe më interesante.

FC Prishtina ka publikuar çmimin e biletave për këtë ndeshje. 2 euro kushton një biletë në lindje, 3 euro në perëndim dhe 5 euro ajo në zonën ‘VIP’

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme