Prishtina “shkel” Europën 5:0

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 21:03 | Nga

Prishtina ishte fantastike në ndeshjen e kthimit ndaj FC Europës, për të siguruar kualifikimin në rrethin e parë të Ligës së Evropës.

Për 35 minuta Prishtina shënoi tre herë kundër klubit nga Gjibraltari, transmeton Koha.net.

Ishte Armend Dallku që e kaloi Prishtinën në epërsi duke shënuar nga penaltia në minutën e 9, transmeton Koha.net. E mbrojtësi i Prishtinës shënoi edhe njëherë nga penaltia në minutën e 35.

Kurse golin e dytë për Prishtinën e kishte shënuar Mankenda, i cili me një goditje të fuqishme në minutën e 13 dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë Prishtina shënoi edhe dy gola të tjerë. Për 4 me 0 ishte Januzi ai që shënoi pas asistimit nga Meriton Korenica në minutën e 59.

Kurse golin e fundit të takimit e shënoi Pefqeli në minutën e 86 pas asistimit nga Mankenda.

Prishtina në ndeshjen e radhës do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Fola Esch.

Të ngjashme