Prishtina të martën pret Steauan

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Klubi i basketbollit, Prishtina të martën do të ketë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup ndaj kampionit të Rumanisë Steaua Bucuresti.

Kjo ndeshje është në kuadër të xhiros së pestë të Grupit E në FIBA Europe Cup, nga i cili grup Prishtina ka siguruar kualifikimin tutje.

Pas Steauas, Prishtina do të luajë edhe me Bakken Bears. Të dy ndeshjet i zhvillon si vendase.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara deri tash, Prishtina ka siguruar matematikisht plasmanin në mesin e 16 më të mirëve.

Të ngjashme