Prishtina triumfon ndaj Pinar Karsiyaka, Stavileci e konsideron fitoren më të rëndësishme të ekipit

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Klubit Z-Mobile Prishtina, Blerand Stavileci, ka uruar tifozët dhe lojtarët për fitoren e mbrëmshme e cila u zhvillua kundër ekipit nga Turqia, Pinar Karsiyaka.

Loja e mbrëmshme ka përfunduar me rezultat 82:78 për ekipin Z-Mobile Prishtina.

Postimi i plotë:

Faleminderit Plisa, faleminderit loçkomana, faleminderit nga zemra.
Sa m’keni ba mu ndi krenar aq edhe m’keni skuq dje.

Krejt jetojmë për këso momentesh kur njani tjetrin e përkrahim, bashkë e arrijmë suksesin edhe n’fund ia vlerësojmë kontributin.

Edhe tash tu e shkru këtë pjesë sytë me lotë po më mbushen për emocionet e djeshme.

E du shumë Prishtinën sa s’ka ma, po Ju Plisa m’shtini me e dasht edhe ma shumë.

Dje thashë mbështetja juj na jep shpresë, shpresa na jep besimin e besimi fitoren. Kjo ndodhi pikërisht n’ditën dhe ndeshjen ma t’randsishme t’historisë tonë edhe ashtu të mbushun me plot kupa e tituj.

Dje krejt Evropa na ka pa. Videot tona me atmosferën që e krijut dhe lojën që e banëm u shpërndanë në të gjitha anët. E rritëm imazhin e qytetit tonë si askush deri sot edhe i krenum me mija e mija shqiptarë.

Du me Ju pa të tillë gjithmonë, e sidomos kur humbim. Kur humbim me dinjitet kuptohet.

Sukses si ky s’ka pas e kemi me punu hala ma shumë për me pas, sado që nuk asht e lehtë.

Kujtojeni ku kemi qenë para 10 vitesh, para 5 edhe ku jemi sot. Sa shumë, sa mirë e sa mbarë jemi rritë. Rrugëtim andrash ka qenë.

Faleminderit për krejt cka boni për neve, për kolegët e mi me t’cilët s’kursehemi asni sekond për Prishtinën tonë, për djelmoshat tanë që kur t’Ju shohin juve iu bohen 3 zemra.

Një Jetë, Një Prishtinë, Një Tifozeri. PLISAT ?

Image may contain: 6 people, people playing sport

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme