Prishtina zgjedh heshtjen për humbjen dhe incidentin në Holandë

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 08:41 | Nga

Z Mobile Prishtinës nuk i kanë mjaftuar 20 pikë epërsi nga ndeshja e parë, për të kaluar raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve në basketboll.

Deklaratat e trajnerit të skuadrës holandeze Donar Groningen, Erik Braal, pas humbjes në Prishtinë (84:64) se do ta shkrijnë këtë epërsi dhe do të kualifikohen për në raundin e dytë, u konfirmuan të shtunën mbrëma në Groningen të Holandës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Donari u kualifikua në raundin e dytë pasi e mposhti Prishtinën me plot 25 pikë epërsi (80:55). Te Prishtina të dielën nuk ka dashur të flasë askush për këtë eliminim, ndonëse gazeta ka kontaktuar me drejtues të klubit, trajnerin e po ashtu edhe kapitenin dhe liderin e skuadrës.

Ata kanë zgjedhur heshtjen, përkatësisht që të mos përgjigjen. Edhe në faqen zyrtare nuk është dhënë ndonjë njoftim, pos atij për rezultatin e ndeshjes dhe për faktin që skuadra e vazhdon garimin në FIBA Europe Cup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme