Prishtina zyrtarizon Jasharoskin

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 16:35 | Nga

Prishtina ka arritur akordin për kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me sulmuesin boshnjak nga Maqedonia, Alen Jasharoski.

26-vjeçari së fundmi ka luajtur për Shkupin me të cilën skuadër ka realizuar 13 gola dhe ka regjistruar pesë asistime në 35 ndeshje.

Jasharoski më herët ka luajtur edhe për skuadrat tjera maqedonase, Horizont Turnovo, Rabotniçki, FK Skopje, Euromilk Gorno Lisice dhe para Shkupit në Makedonija Gjorgje Petrov.

“E di që Prishtina është klub i madh dhe ka luajtur në ligën e fortë të atëhershme të Jugosllavisë. E di që ka tifozë të zjarrtë dhe për mua Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe kjo më ka tërhequr më së shumti që të jem pjesë e Prishtinës. Pres që me skuadrën të shkojmë sa më lartë në Kupat e Evropës, ndërsa të jemi kampionë dhe të synojmë Kupën në Kosovë. Ardhja nga një klub i madh siç është Shkupi në Maqedoni, do të më ndihmoj që sa më lehtë të përshtatem me klubin e ri dhe të ambientohem me qytetin e Prishtinës”, ka thënë sulmuesi i ri i Prishtinës.

Jasharoski do t’i bashkohet skuadrës të shtunën në përgatitjet e Banjës së Pejës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme