Prishtinën e Rahovecin i ndan nga një fitore prej finales

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Z Mobile Prishtina e Rahoveci kanë bërë edhe një hap të madh drejt kalimit në finale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të premten mbrëma këto dy skuadra i kanë fituar ndeshjet e dyta të serisë gjysmëfinale të plejofit. Derisa Prishtina ka fituar edhe ndeshjen e dytë si vendas ndaj kampionit në fuqi, Bashkimi, skuadra e Rahovecit për herë të dytë e ka mposhtur Golden Eagle Yllin në Suharekë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu si Prishtina ashtu edhe Rahoveci të dielën mund të sigurojnë kalimin në finale, kur luhen ndeshjet e treta gjysmëfinale, në Prizren e Rahovec.

Të dy ndeshjet e së premtes ishin dramatike dhe u vendosën fare në fund. Prishtina ka fituar ndaj Bashkimit me shifrat 97:88 por ndeshja ishte e barabartë thuajse deri në fund. 5.50 minuta para fundit, Bashkimi kishte përparësi prej 86:83. Por më pas prishtinasit shënuan pikë rresht për të kaluar në epërsi bindëse, 97:86. Fare në fund prizrenasit shënuan edhe dy pikë për rezultatin përfundimtar 97:88.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme