Priten ndryshime në Superkupën italiane, kërkohet të luhet me katër ekipe, sistem “Final Four”

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Të dielën në Riyad të Arabisë Saudite, Juventusi do të luajë ndaj Lazion në finale të Superkupës së Italisë.

Por ky format mund të ndryshojë, pasi liga italiane e futbollit po mendon për një format të ri, me një Superkupë Italie me katër skuadra pjesëmarrëse.

Synohet një model i ngjashëm me atë të Superkupës së Spanjës që këtë edicion për herë të parë do të garojnë për trofeun katër skuadra.

Sipas Corriere Dello Sport, liga italiane synojnë që në Superkupën me katër skuadra ta ndërrojnë me fituesin e Serie A, vendi i dytë në kampionat dhe dy finalistet e Kupës, duke e formuar një “Final Four” me dy gjysmëfinale dhe një finale të madhe, ku do të dorëzohej trofeu.

Aktualisht Superkupa e Italisë me një finale u sjell 7,5 milionë euro arkëtime klubeve, ndërkohë që me katër skuadra arkëtimet mund të shkonin deri në 30 milionë euro.

Të ngjashme