Pritet anulimi i biletave të marra nga hakerët, së shpejti fillon përsëri shitja e tyre

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Angli doli të jetë një problem i madh për ‘Tiks.app’. Kjo pasi serveri i tyre u sulmuar nga hakerët dhe shumë bileta u morën në mënyrë ilegale.

Por, pas një pune intensive të policisë është arritur të identifikohen mënyrat se si u morën ato bileta.

Indeksonline përmes burimeve brenda Policisë mëson se biletat e marra nga hakerët pritet të anulohen.

Pasi të jepet drita e gjelbër nga Policia, shitja e biletave do të filloj përsëri.

Së shpejti do të publikohet edhe ora se kur do të dalin në shitje biletat.

Të ngjashme