Pritje madhështore për Berishën pasi skuadra e tij eleminoi Napolin në kupë

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 17:06 | Nga
Atalanta e Etrit Berishës, eliminoi mbrëmjen e djeshme Napolin duke e mundur brenda në shtëpi me rezultatin 1-2, duke kaluar në turin gjysmëfinal të Kupës së Italisë.

Me mijëra tifozë ziklatër kanë dalë në aeroportin e Orios, për të pritur skuadrën. Pritja në aeroport ishte fantastike ku nuk munguan fishekzjarret si dhe koret drejtuar lojtarëve.

Pas kualifikimit në Ligën e Europës, sezonin e kaluar, ky ishte një tjetër sukses i regjistruar nga skuadra e Berishës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme