Probleme për Cristiano Ronaldon

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo ka luajtur për 90 minuta mbrëmë për Portugalinë, por është larguar nga fusha duke çaluar.

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Kombëtare në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi Portugalia e tij e nisi kampanjën për “Euro 2020” duke barazuar 0-0 me Ukrainën të premten mbrëma.

Ishte natë frustruese për 34-vjeçarin që u pa duke çaluar disa herë dhe duke mbajtur me dorë kyçin e këmbës së djathtë, raporton “DailyStar”.

CR7 arriti të përfundojë ndeshjen, por u largua nga fusha duke çaluar dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen me Serbinë.

Ronaldo ka pasur probleme me kyçin e këmbës edhe më herët këtë sezon te Juventusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme