Probleme për ish presidentin e Barcelonës, rrezikon 11 vjet burg

RUEDA DE PRENSA DE SANDRO ROSELL EN LA SALA PARIS DEL CAMP NOU
Prishtinë | 27 Kor 2018 | 15:43 | Nga

Ish presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka probleme.

Ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rosell, bashkëshortja e tij dhe katër persona të tjerë përfundojnë sërish në gjykatë për pastrim parash për një shumë prej rreth 20 milion eurosh nga Konfederata Braziliane e Futbollit.

Prokurori i çështjes dy ditë më parë ka kërkuar një dënim me 11 vjet burg për të akuzuarit për pastrim parash, krim financiar dhe për organizatë kriminale, gjithashtu dhe një gjobë prej 59 milion eurosh.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë gjykata, e cila ka kërkuar që Rosell, të depozitojë një garanci prej 78.6 milion eurosh brenda 24 orëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme