Probleme të mëdha me lëndimet, Roma e kontakton Valon Behramin

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Roma është njëra nga skuadrat që po vuan më së shumti nga lëndimet.

Giallorosët kanë mbetur pa katër mesfushorë që kanë pësuar lëndime dhe janë duke menduar të transferojnë një futbollistë të lirë, pa kontratë.

Bryan Cristante, Lorenzo Pellegrini, Henrikh Mkhitaryan dhe Amadou Diawara janë mesfushorët e lënduar të Romës.

Kjo ka bërë që Giallorosët të kërkojnë një mesfushorë dhe emrat si Jack Rodwell dhe Marcel Buchel ishin për teste mjekësore te Roma, por duket se nuk e kanë bindur klubin italian.

Kryeqytetasit tani kanë kontaktuar mesfushorin shqiptar, Valon Behrami i cili momentalisht është pa klub.

Behrami shkëputi kontratën me Sionin pas mosmarrëveshjeve me klubin dhe është i lirë.

Ylli nga Kosova e njeh mjaftë mirë kampionatin italian dhe ka një përvojë të gjatë në Serie A, me klubet si Lazio, Verona, Fiorentina, Napoli e Udinese.

Kjo e bënë Behramin favorit për tu transferuar te Roma ku trajneri i Giallorosëve, Fonseca e pëlqen shumë mitrovicasin.

Gjatë javës së ardhshme pritet që palët të kenë një takim përfundimtar nëse do të arrihet një marrëveshje ose jo.

Të ngjashme