Problemet martesore, Icardi mungon sërish në stërvitje

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi ka munguar sërish në stërvitjen e PSG -së në Camp de Loges para ndeshjes së tyre kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve të martën, 19 tetor në Parc des Princes.

Klubi parisien konfirmoi se argjentinasi humbi stërvitjen e së dielës për arsye personale, që besohet se ka të bëjë me problemet martesore me gruan e tij, Wanda Naran.

Mendohet se Icardi fluturoi në Milano për të parë partneren e tij pasi raportohet se e tradhtoi. Mungesa e tij do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve.

Sergio Ramos gjithashtu ka humbur stërvitjen të hënën në mëngjes ndërsa vazhdon rehabilitimin e tij nga lëndimi.

Të ngjashme