Problemet me rrymë shtyjnë kërcimet nga Ura e Fshejtë

Gjakovë | 23 Kor 2017 | 16:40 | Nga

Sot do të mbahet gara e kërcimit tek Ura e Fshejtë në Gjakovë, por ajo është shtyrë për pak kohë, shkaku i problemeve me energjinë elektrike.

Në këtë garë, gjashtë kërcyes do të jenë në stilin e dallëndyshes, ndërsa nëntë garues të tjerë e aplikojnë stilin në këmbë.

Në mes të dy grupeve garuese do të kërcejë edhe veterani i kërcimit, Kujtim Gorani, për të cilin ky do të jetë kërcimi i fundit, pasi do ta përmbyllë karrierën e tij, njofton Klan Kosova.

Ndërsa të gjitha çmimet që do të ndahen për këtë garë i dedikohen kërcimtarit Sali Riza Gërqinës, trupi i të cilit u gjend i mbytur pasi kërceu nga bregu i Urës së Fshejtë në Gjakovë.

Gërqina ishte kampion i shumëfishtë i kërcimit në ujë, pikërisht në stilin e dallëndyshes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme