Prokuroria kërkon 2 vite burg për Ballist Morinën

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 16:34 | Nga

Prokuroria ka kërkuar 2 vite burg për Ismail Morinën, i cili ngriti dronin në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Morina u arrestua në flagrancë me pistoletë para ndeshjes së kthimit Shqipëri-Serbi, në “Elbasan Arena”.

Procesi ndaj Morinës u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe në rast dënimi, ai ulet me 1/3. Morina u prangos së bashku me Denis Ballën, Erjon Bahushi dhe Marin Rexhën.

Tre shokët e Morinës akuzohen për mos kallëzim krimi dhe për këta, Prokuroria kërkon nga 6 muaj burg secili.

Të ngjashme