Promovohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” e autorit Azem Brovina

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 13:56 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” u promovua monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” me autor doajenin e gazetarisë kosovare, Azem Brovina, raporton Ekonomia Online.

Gazetari dhe njëherit edhe autori i librit, Azem Brovina, ka rrëfyer punën disa vjeçare për sportin e vendit.

Ai tha se ka pasur vështirësi gjatë kësaj periudhë pasi ka humbur edhe tre miqtë e tij më të mirë.

“Shpresoj që mos të ju kem zhgënjyer. Kam pasur një vështirësi të madhe pasi kam humbur tre miqtë”, tha ai.

Redaktori i monografisë, Arben Fetoshi, deklaroi se Kosova për herë të parë po sjell monografinë shekullore të sportit vendësdit.

“Njeriu i radios sot na sjell një vepër unike të sportit të Kosovës. Të isha redaktor ishte sfidë, andaj sot jam i lumtur që të prezantoj monografinë e doajenit të gazetarisë”.

“Qasja profesionale e kurorëzoj me sukses të historisë shumë vjeçare të sportit. 17 kapituj ngërthen kronologjinë dhe rezultatet të sportit magjik të vlerave tona kombëtare. Hap i të rinjve drejt sukseseve të reja”, tha ai.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, potencoi se ky dokument do të ia lehtësojnë punën shumë gazetarëve dhe të rinjve për të pasur njohuri për sportin.

Ai po ashtu theksoi se tani ekziston dokumenti i periudhave nëpër të cilat ka kaluar sporti vendës.

“Është një dokument i veçantë. Me vjen keq që sot këtu në mesin tonë nuk gjendet legjenda Fadil Vokrri”, u shpreh Salihu.

Drejtor i departamentit të sportit në MRKS, Iber Alaj, tha se sporti përballet ende me sfida, andaj sipas tij, duhet që institucionet të kuptojnë se sporti është zhvillim ekonomik për vendin.

“Ne kemi obligime, puna 1 shekull futboll do të thotë shumë. I mbetet gjeneratave tjera të bëjnë hulumtime dhe të bien në përputhje me të mirat dhe sfidat”.

“Akoma kemi sfida dhe ende nuk e kemi kuptuar realitetin institucional. Qeveria duhet të kuptoj se sportin është zhvillim ekonomik”, ka thënë ai.

Të ngjashme