Pronarët e Man Cityt bëhen me klub të ri, City Football Group blen klubin e nëntë

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

City Football Group ka blerë edhe një tjetër skuadër duke e quar në nëntë numrin e skuadrave që kanë nën pronësi.

Pronarët e kampionëve të Anglisë, Manchester Cityt kanë blerë klubin e nëntë dhe këtë fat t’i kenë pronar ata e ka klubi belg Lommel SK.

City Football Group ka vendosur që t’i paguajë borxhet prej dy milionë eurove të klubit belg.

Lommel SK aktualisht është në kategorinë e dytë belge, teksa kishte probleme të mëdha financiare. Lajmin e ka konfirmuar vetë City Football Group.

“Investimi është pjesë e strategjisë sonë afatgjate për të qenë prezent në shtetet kyçe të futbollit, të luajmë futboll të bukur dhe të zhvillojmë talente”.

“Ne jemi njohur nga kultura e Lommelit, kompleksi stërvitor dhe angazhimi për zhvillimin e talenteve dhe po shikojmë para të ndihmojmë klubin të zhvillohet në muajt dhe vitet në vijim” , ka thënë Ferran Soriano, shef-ekzekutiv i City Football Group.

Kësisoj Lommel bëhet klubi i nëntë nën pronësinë e City Football Group, pasi më parë janë edhe Manchester City (Angli), Girona (Spanjë), Montevideo City Torque (Uruguai), New York City (SHBA), Mumbai City (Indi), Sichuan Jiuniu (Kinë), Melbourne City (Australi) dhe Yokohama F. Marinos (Japoni).

Të ngjashme