Pronarët e Newcastle tani duan ta blejnë Interin, kthehen në bisedime

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Mediat në Itali shkruajnë se fondi i investimeve saudit PIF është rikthyer në negociata për blerjen e Interit, pasi dështimit të kompanisë Evergrande që vendos Suningin në një pozicion të ndërlikuar financiar.

Interesi nga PIF (Fondi i Investimeve Saudite) ishte edhe në vitin e kaluar, por edhe gjatë verës, por marrëveshja nuk u arrit për shkak të dallimeve të palëve në vlerësim mbi çmimin e klubit të Serisë A.

Në vend të Interit, PIF përfundoi me blerjen e klubit të Ligës Premier, Newcastle United për 305 milionë funte (rreth 356 milionë euro).

Sipas gazetarit të Mediaset, Marco Barzaghi, pronarët e PIF dhe Suning që zotrojnë Interin, kanë rifilluan bisedimet disa ditë më parë.

Arsyeja është se pozicioni i Suning ka ndryshuar, me lajmet që gjiganti kinez i pasurive të paluajtshme Evergrande ka dështuar në borxhet e papaguara.

Suning ka shumë nga financat e tyre të lidhura me Evergrande dhe do të marrë një goditje të madhe nëse do të falimentojë kjo kompani.

Barzaghi pretendon se shumë nga ajo që do të ndodhë më pas do të varet nga takimi i nesërm në Kinë, kur partia në pushtet do të vendosë se si të vazhdojë me shpëtimin e Evergrande.

Të ngjashme