Prosineçki: Kroacia është vendi më i suksesshëm në botë sa i takon futbollit

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i njohur, Robert Prosineçki, vlerëson se Kroacia është vendi më i suksesshëm në botë sa i takon futbollit. Kroati Prosineçki aktualisht drejton skuadrën turke, Kayserispor.

51-vjeçari te vlerësimi se Kroacia është ma e mira ka ardhur duke u bazuar në madhësinë e vendit.

“Një vend i vogël si Kroacia arrin rezultate fantastike në ngjarje të mëdha. Është e pabesueshme se çka do të thotë Kroacia në botën e futbollit. Kur të gjitha merren për bazë, definitivisht Kroacia është vendi më i fortë i futbollit në botë”, ka thënë Prosineçki për Jutarnji List.

Ai ka përmendur të bronztën nga Botërori 1998 dhe të argjendtën e Kroacisë nga Botërori 2018.

“Një vend kaq i vogël ka medalje të bronztë dhe të argjendtë nga kampionatet botërore. Luajmë thuajse në secilin turne të madh. Është çudi e vërtetë. Është e vërtetë që ndonjëherë duam më tepër se që është arritur, por nuk jemi real. Rezultatet tona në fakt janë fenomenale”, ka shtuar legjenda kroate e futbollit.

Të ngjashme