Protesta në Athinë kundër vaksinimit të fëmijëve mbi 15 vjeç

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 5,000 protestues u mblodhën në Athinë për të kundërshtuar planet e vaksinimit kundër COVID-19 për fëmijët 15 vjeç e më të mëdhenj.

Duke brohoritur “Merrni vaksinat tuaja dhe ikni nga këtu!” e duke i bërë thirrje kryeministrit Kyriakos Mitsotakis që të japë dorëheqje protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit nën praninë e shumë policve.

Protestuesit thërrisnin edhe “Duart larg fëmijëve tanë”, si dhe ngritën një banderolë ku shkruhej “Ne  i themi jo helmit nga vaksinat”.

Rreth 41 % e grekëve janë vaksinuar plotësisht.

Të ngjashme