Pse humbëm?

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 22:57 | Nga Driton Latifi

Per nje ndeshje futbolli pse humbet jane me mijera arsye, por nje nuk arsyetohet assesi fati.
Perkunder problemeve qe kishim mendoj se faktor kyq ishte edhe fati, sidomos ne golin e pare dhe shansin e fundit.
Fati percjell ata qe ushtrojne me shume, thone ne Amerike.
Qe ne paraloje perhapja e defetizmit, tejrespektimi i kundershtarit na shnderruan ne pozicion jo te favorshem.
Ekipi jone ishte vertete pa imagjinate apo fantazi loje, shume i lexueshem i parrezikshem, dhe pa keto nuk sjell shou loje kenaqesi emocion.
Portieri Muriç ishte ne nivel, dhe nuk duhet ta fajesojme as per dy golat, deri sa ishte mur i pakaluar per gjuajtjet e vendasve.
Mbrojtja duket se funksionon me mire ne 25 metra e tutje, por ne depertime dhe sidomos gjuajtje standarde te kundershtarit nuk kemi qetesi dhe kjo nuk eshte vetem ne kete ndeshje. Pika ndoshta pozitive mund te cilesohet Dresheviq, i cili me Rrahmanin mund te krijojne nje “duet” gjigantesh.
Nepermjet Kolollit u kerkua shume por nuk arriti te komunikonte me lojtaret, mungonte kreativiteti e kualiteti i lojes se tij dhe besoj se eshte me i perdorshem ne kombinime depertime te krahut se sa udheheqje te topit.
Shumekush flet per Nuhiun, por me largimin e tij humbem prezencen perpara te topit te kthyer dhe ekipi u zhvendos edhe disa metra mbrapa, ku pergjegjesite e lojtareve mungonin. Munguan edhe gjuajtjet drejt portes nga largesia, sidomos duke pare pasigurine qe e deshmoi portieri vendas.
Celina e Zeneli mendoj se nuk arriten te marrin pergjegjesin, cilesia e tyre nuk dyshohet, por duket se Zeneli do ti duhet me shume kohe apo ndoshta loja jone eshte bere e parashikueshme nepermjet tij.
Ka edhe shume te flitet per lojen nga shume prizma, por me e rendesishmja eshte qe si kombetare e re te mos bie morali dhe te reflektojme qe ne lojen me Sllovenine, diqka qe na ben te krijojne eksperience te re ne situata sikur kjo.
Keta lojtar ai i pashe sot ne takime te shkurta kane nevoje me shume se kurre per perkrahje dhe ata qe kane lujatur ne kete loje do te kene respektin tone te perhershem.

Të ngjashme