Pse kanabisi është ende substancë e ndaluar olimpike?

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Sprinterja amerikane Sha’Carri Richardson do të mungojë në Lojërat Olimpike në Tokio, sepse doli pozitive në testin për marijuanë gjatë kualifikime për Tokio 2020. Kanabisi është i ligjshëm në shumë shtete të Amerikës, por pse është ende i jashtëligjshëm në sporte?

Richardson – e cila është gruaja e gjashtë më e shpejtë në histori me kohën më të mirë në 100 meta, 10.72 – pritej të ishte garuesja kryesore për medalje të artë në Tokio, transmeton Gazeta Express.

Por kur shoqet e ekipit të saj do të dalin në pistë për garën 100 metra sprint të premten, ajo nuk do të jetë aty.

Në fillim të korrikut, u njoftua se Richardson nuk do t’i përfaqësonte Shtetet e Bashkuara, për shkak se ajo kishte dalë pozitive në testin për përdorim të kanabisit gjatë kualifikimeve.

Diskualifikimi i saj e ka nxitur një debat të gjatë për ndalimin e marijuanës në sportet olimpike.

Marijuana (kanabis) është e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping (Wada) që prej kohës kur kjo organizatë e krijoi listën e vet të parë të substancave të ndaluar në vitin 2004.

Arsyet pse kjo substancë është e ndaluar në Lojërat Olimpike:

1: E dëmton shëndetin e atletëve

2: Iu ndihmon atletëve të kenë performanca më të mira

3: Është kundër frymës sportive.

Të ngjashme