Pse Ronaldo e fitoi “Këpucën e Artë” dhe jo Patrik Schick?

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesi i Republikës Çeke, Patrik Schick, të dy  shënuan nga pesë gola në EURO 2020, por Këpuca e artë iu dha atij të Juventusit.

Ronaldo shënoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Hungarisë, para se të shënonte të parin në një humbje 4-2 ndaj Gjermanisë dhe shtoi një barazim 2-2 me Francën.

Kapiteni i Portugalisë, i cili ka shënuar 109 herë për Selecao, e fitoi “Këpucën e Artë” fal♪7 asistimit të tij kundër Gjermanisë dhe për shkak se ai luajti më pak minuta sesa Schick. Ronaldo ka luajtur vetëm në katër ndeshje në Kampionatin Evropian, raporton Football Italia, transmeton Klankosova.tv.

Lista e shënuesve më të mirë të EURO 2020:

1 – Cristiano Ronaldo (Portugali) – 5 gola, 1 asistim, 360 minuta)

2 – Patrik Schick (Republika Çeke) – 5 gola, 0 asistim, 404 minuta)

3 – Karim Benzema (Francë) – 4 gola, 0 asistim, 349 minuta)

Fituesit e mëparshëm të Këpucës së Artë:

2016: Antoine Griezmann (Francë) – 6 gola

2012: Fernando Torres (Spanjë) – 3 gola

2008: David Villa (Spanjë) – 4 gola

2004: Milan Baros (Republika Çeke) – 5 gola

2000: Patrick Kluivert (Holandë) dhe Savo Millosheviç (Jugosllavi) – 5 gola

1996: Alan Shearer (Angli) – 5 gola

1992: Dennis Bergkamp (Holandë), Thomas Brolin (Suedi), Henrik Larsen (Danimarkë), Karl-Heinz Riedle (Gjermani) – 3 gola

1988: Marco van Basten (Holandë) – 5 gola

1984: Michel Platini (Francë) – 9 gola

1980: Klaus Allofs (Gjermania Perëndimore) – 3 gola

1976: Dieter Müller (Gjermani Perëndimore) – 4 gola

1972: Gerd Müller (Gjermania Perëndimore) – 4 gola

1968: Dragan Dzajic (Jugosllavi) – 2 gola

1964: Ferenc Bene (Hungari), Dezso Novak (Hungari), Jesus Maria Pereda (Spanjë) – 2 gola

1960: Milan Galic (Jugosllavi), Fracois Heutte (Francë), Valentin Ivanov (Bashkimi Sovjetik), Drazan Jerkovic (Jugosllavi), Viktor Ponedelnik (Bashkimi Sovjetik) – 2 gola

Të ngjashme