Pse Spanja nuk e njeh Kosovën

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ky fakt ishte i dukshëm edhe më 31 mars të këtij viti kur kombëtarja e Kosovës u përball për herë të parë me Spanjën në kuadër të kualifkimeve për në kampionatin botëror “Qatar 2022”.

Televizionet spanjolle e në veçanti ai publik iu referuan ekipit kombëtar si “Ekipi Kombëtar i Federatës së Futbollit të Kosovës” e jo si “Kombëtarja e Kosovës në futboll”.

Madje në tabelën e rezultateve emri i Kosovës ishte shkruar me shkronja të vogla “kos”.

Qeveritë e kaluara spanjolle Zapatero, Rajoy dhe Sanchez, kishin vendosur që mos ta njohin Kosovën si vend i pavarur, madje duke e kosideruar akoma si pjesë e Serbisë bashkë edhe me Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë.

Por, cila është arsyeja e vërtetë e mosnjohjes së Kosovës nga Spanja?

Gazeta spanjolle “Okdiario”, shkruan se njohja e Kosovës do të mund t’i jepte krahë lëvizjes baske dhe katalanase për t’u ndarë në mënyrë të njëanshme.

Sipas gazetës separatistët po mundohen që ta bëjnë Evropën ta shoh se si Spanja po i burgos politikisht udhëheqësit e tyre.

E i ngjashëm po cilësohet edhe fati i Kosovës.

Tutje në shkrim përmendet se Kosova për të siguruar mbështetjen ndërkombëtar për shkëputjen nga ish-jugosllavia iu shtua edhe gjenocidi dhe spastrimi etnik, duke arritur pavarësinë e njëanshme.

Në artikull theksohet se disa krime u dënuan nga Gjykata e Hagës dhe kjo shkaktoi shkëputjen “e justifikuar sipas OKB-së të krahinës autonome deri atëherë.

Të ngjashme