Pse u largua Avdijaj para ndeshjes?

Shkodër | 07 Tet 2017 | 00:57 | Nga

Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, ka krijuar një situatë të pakëndshme para ndeshjes Kosovë-Ukrainë në “Loro Boriçi”.

Lojtari u largua nga stadiumi pasi mori vesh që nuk do të jetë titullar.

Në lidhje më çështjen foli dhe zëvendëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

Sahiti tha për Superport, se lojtari u largua pasi mori vesh se nuk do të jetë në formacionin startues.

“Donisi është larguar. I ka thënë stafit se ka lëndim, por këtë e ka bërë pasi është zyrtarizuar formacioni. Do t’i marrim raportet e mjekëve dhe pastaj do të vendosim për të. Ai nuk ka qëndruar për ta përkrahur skuadrën nga shkallët”, deklaroi Sahiti për “Supersport”.Perfaq

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme