PSG arrin marrëveshje me Donnarumman, por do të huazohet në vitin e parë

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Mediat në Itali shkruajnë se PSG ka rënë dakord me Gianluigi Donnarumman, por klubi në vitin e parë mund ta dërgojë në huazim.

Marrëveshja aktuale e portierit me Milanin skadon më 30 qershor dhe ai është i lirë që të gjejë klub pasi nuk ka gjetur marrëveshje me kuqezinjtë.

Juventusi dukej favorit, por Paris Saint-Germain edhe pse ka vazhduar me Keylor Navasin, ka qenë në aksion.

Gazetari Duncan Castles pretendon se PSG ka mbyllur marrëveshjen për kushte personale me Donnarumman, por do ta dërgojë atë në huazim në vitin e parë.

Sigurisht që do të ishte një qasje e pazakontë e klubit, pasi Donnarumma ka thënë se ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, kështu që ai do të duhet të huazohet në një klub tjetër të madh.

22-vjeçari doli përmes akademisë së Milanit dhe bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 16 vjeçare.

Të ngjashme