PSG – Barcelona, formacionet e mundshme të derbit në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germaini do të jetë nikoqir i Barcelonës në takimin e dytë që luhet në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou kishte përfunduar 4-1 për parisienët, derisa ky takim do të jetë mjaftë interesant për t’u ndjekur.

Takimi do të luhet sot (e mërkure) nga ora 21:00 në stadiumin “Parku i Princave”, por që të dyja skuadrat kanë mungesa.

PSG tashmë ka konfirmuar se në këtë sfidë do të jetë pa Neymarin dhe Juan Bernat që vazhdojnë të jenë të lënduar, derisa Moise Kean është ende pozitiv me coronavirus.

Në anën tjetër, Barcelona nuk mund të llogarisë në Philippe Coutinhon, Ansu Fatin, Gerard Pique dhe Sergi Roberton, që po ashtu janë të lënduar.

Fakte

Barcelona ka arritur që prej tetë nga nëntë takimet e luajtura në Ligën e Kampionëve të shënojë 2.5 gola për ndeshje.

Ndërsa, PSG ka po të njëjtën shifër të golave për pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara ndaj katalunasëve në të gjitha garat.

Skuadra nga Ligue 1 ka fituar katër takimet e tyre të fundit në garën më të madhe për klube në Evropë.

PSG ka shënuar më së paku tre gola në tri takimet e fundit që i kanë luajtur në Ligën e Kampionëve.

Analizë

PSG janë në një pozitë të favorshme fal rezultatit nga takimi i parë, aty ku fituan 4-1. Sidoqoftë, skuadra franceze e di tashmë se më kë ka punë, pasi Barcelona ua kishte përmbysur një përparësi të tillë në vitin 2017.

Blaugranasit tashmë kanë shkaktuar një përmbysje rezultati në këtë edicion, pasi nga humbja 2-0 ndaj Sevillës në Kupën e Mbretit, ata arritën që të kalonin në finale.

Parisienët në anën tjetër ka humbur takimin e tyre të fundit në shtëpi me rezultat 2-0 ndaj Monacos. Por, edhe pse në mungesë të Neymarit, është e vështirë për Barcelonën që të përmbysë një skuadër aktuale që ka PSG.

Formacioni i mundshëm i PSG-së: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Gueye, Paredes; Di Maria, Verratti, Mbappe; Icardi.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Mingueza, Lenglet, Umtiti; Dest, de Jong, Busquets, Pedri, Alba; Messi, Dembele

Parashikimi: 2-1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme