PSG dëshiron ta transferojë yllin e Real Madridit

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Juventusi nuk është i vetmi ekip që është i interesuar fort për mesfushorin e Real Madridit, Isco, siç raportojnë gazetat spanjolle.

Po raportohet se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, kontaktoi agjentin dhe babanë e Isco-s pasi donte ta bindte atë për t’u bashkuar me PSG-në.

Juventusi do të ketë konkurrencë për mesfushorin por ai nuk duket i gatshëm të largohet nga Real Madrid në janar.

Siç ka deklaruar kohët e fundit, Isco tha se ishte i lumtur që po luan për Los Blancos për momentin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme