PSG dhe Bayerni e duan Brozovicin

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë duke insistuar në transferimin e Marcelo Brozovicit nga Interi.

Nerazzurët nuk janë në gjendje edhe aq të mirë financiare, andaj mund ta shesin kroatin për një shumë të majme.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, PSG dhe Bayern Munichu kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit e mesfushorit.

Lojtari është i gatshëm që të kalojë tek njëra nga skuadrat, derisa Interi mund të përfitojë rreth 80 milionë euro nga kartoni i tij.

Në garë për Brozovicin është edhe Atletico Madridi që po insiston në transferimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme