PSG e etur që të nënshkruajë me Icardin

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain dëshiron që të nënshkruajë me Mauro Icardi-n në mënyrë permanente kur të përfundojë marrëveshja e huazimit të tij tek ta, sipas La Gazzetta Dello Sport.

Kampionët francezë e kanë të paraparë opsionin për të nënshkruar me 27 vjeçin e Interit nëse i paguajnë 70 milionë euro në fund të sezonit.

Sidoqoftë, PSG janë të vullnetshëm që ta ofrojnë Julian Draxler-in te Zikaltrit si pjesë të marrëveshjes për Icardi-m më mënyrë që ta ulin çmimin.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme