PSG është gati për çmendurin e radhës pas transferimit të Neymar

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 08:47 | Nga

Paris Saint Germaini është duke menduar të bëjë çmendurin e radhës. Klubi francez nuk ka hequr dorë nga talenti francez, Kylian Mbappe.

Por, problemi i vetëm është “fair-play” financiar, çka do të bënte seriozisht të dënohej nga UEFA nëse PSG-ja investon një tjetër shumë të madhe në transferime, pas 222 milionë eurove për Nyemar.

Monaco kërkon për Mbappen 180 milionë euro, për të cilin interesohet edhe Real Madridi, teksa raportohet se edhe Barça e shikon francezin si opsion për të zëvendësuar Neymarin.

PSG nuk dëshiron që talenti francez të largohet nga Ligue 1, por UEFA mund t’ia ndalojë një tjetër transferim të madh.

Klubi francez është duke tentuar të shesë Di Marian, i cili është lojtari më i kushtueshëm i PSG-së, derisa edhe Krychowiak, Jesé, Aurier dhe Draxler mund të largohen nga Franca, për t’iu shmangur dënimit nga UEFA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme