PSG i bashkohet garës, Interi rrit ofertën për Eriksenin

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Interi ka paraqitur një ofertë të re prej 15 milionë eurosh për mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen, në përpjekje për ta fituar garën ndaj Paris Saint-Germain për shërbimet e tij.

Paris Saint-Germain iu bashkua së voni garës për reprezentuesin danez, edhe pse duket se lojtari është pajtuar me Interin rreth kushteve personale.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Interi do të dëshironte mesfushorin tani dhe fillimisht i ofroi 10 milionë euro skuadrës së Ligës Premier.

Oferta e Interit u refuzua nga Spurs, me pronarin e klubit Daniel Levy, i cili është tepër i vështirë për tu negociuar me të.

Tani Alfredo Pedulla i SportItalia beson se Interi tani ka paraqitur një ofertë të re, duke e rritur shifrën në 15 milionë euro në mënyrë që të largoj konkurrencën nga PSG.

Ndërkohë, mediumit britanik Daily Mail shton se Interi është i përgatitur të ofrojë Matias Vecino në përpjekje për të ulur çmimin e Eriksenit.

Tottenham tashmë ka sjellë një zëvendësim të gatshëm për danezin, me klubin që konfirmoi nënshkrimin me Gedson Fernandes nga Benfica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme