PSG-ja dëshiron ta mbajë Icardin

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Skuadra Paris Saint-Germain nuk dëshiron të heq dorë nga sulmuesi Mauro Icardi.

Kontrata e tij e huazimit pritet të skadojë së shpejti, por klubi francez dëshiron ta mbajë futbollistin argjentinas edhe pas përfundimit të saj, shkruan Goal.

Ekziston përshtypja se edhe 27 vjeçari është pajtuar me kushtet e PSG-së.

Sidoqoftë, për ta arritur këtë qëllim, PSG duhet t’i ndajë 70 milionë euro – shumë kjo e kërkuar nga Inter Milan.

Si pasojë e bllokadës financiare të krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, vështirë se klubi francez do ta përballojë shumë e lartpërmendur.

Të ngjashme