PSG-ja e do Bennacerin

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti francez është i gatshëm t’i paguajë 30 milionë euro për mesfushorin kualitativ të Milanit

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer është bërë objektiv i Paris Saint-Germainit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Le10Sport”.

Kampioni aktual francez i ka bërë gati 30 milionë euro për mesfushorin kualitativ.

Milani duket se nuk është i interesuar për ta shitur 22 vjeçarin.

Megjithatë, një ofertë e kënaqshme mund t’ia ndërronte mendjen klubit Kuqezi.

Bennacer ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme me “Rossoneri” deri tash këtë sezon.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo e ka nisur ofanzivën për ta sjell në “Parkun e Princave” ish-futbollistin e Empolit. 

Të ngjashme