PSG-ja e kërkon Pogban dhe ia ofron Di Marian Manchester Unitedit

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain është futur në garë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, dhe është i gatshëm të ofrojë edhe futbollistë në një marrëveshje të mundshme për francezin.

PSG-ja ia ka ofruar Unitedit Angel Di Marian si pjesë e marrëveshjes së mundshme për ta transferuar Pogban në kryeqytetin francez, sipas Calciomercato.

Kampioni francez synon ta përforcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të verës dhe është e gatshme ta shfrytëzojë gatishmërinë e Unitedit për ta shitur Pogban.

Di Maria, i cili ka pasur një sezon fantastik në Ligë 1 këtë vit, do të p[përfshihej në marrëveshje.

Anësori argjentinas ka qenë dikur pjesë e Unitedit, por forma e tij në Old Trafford kishte lënë shumë për të dëshiruar.

Të ngjashme