PSG-ja e Milani në garë për portierin e Bocas

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Milani dhe Paris Saint-Germaini janë duke “luftuar” për transferimin e portierit të Boca Juniorsit, Esteban Andrada, bëri të ditur “Calciomercato” të dielën.

Argjentinasi ka mbajtur portën e paprekur në tetë nga 11 paraqitjet për Bocan këtë stinor, ndërsa ka ndihmuar skuadrën të ketë bilancin më të mirë defensiv në ligë.

Paraqitjet e Andradas, 28-vjeçar, nuk kanë mbetur pa rënë në sy, ku Milani dhe Paris Saint-Germaini janë duke luftuar për shërbimet e tij.

Andrada ka kontratë me skuadrën argjentinase, Boca Juniors deri në verën e vitit 2023. Te kjo skuadër u transferua nga lanusi në verën e vitit 2018 për pesë milionë euro. Andrada ka dy paraqitje me Përfaqësuesen e Argjentinës.

Të ngjashme