PSG-ja e refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Neymarin

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është bërë publike dëshira e Neymarit që të rikthehet te Barcelona në këtë afat kalimtar nga Paris Saint-Germain.

Ylli brazilian u largua nga skuadra katalunase dy vite më parë për shumën rekorde 222 milionë euro, mirëpo tani po e kërkon rikthimin në Camp Nou.

Por, Le Parisien raporton se PSG-ja e ka refuzuar tentimin e parë të blaugranasve për ta transferuar 26-vjeçarin.

Neymar (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Parisienët thuhet se po refuzojnë të heqin dorë aq lehtë nga braziliani, derisa po kërkojnë 250 milionë euro nga shitja e tij.

Kampioni i La Liga-së thuhet se po e ofron Ivan Rakiticin dhe 100 milionë euro për shërbimet e Neymarit, mirëpo skuadra nga Ligue 1 po e refuzon këtë opsion.

Mendohet se në ofertën e 100 milionë euro, PSG po e kërkon Philippe Coutinhon dhe mesfushorin kroat, për ta lënë të lirë brazilianin që aktualisht është i lënduar. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme