PSG-ja i del kundër Mbappes, i ankohet Federatës franceze

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe nuk e ka mbajtur aspak sekret dëshirën e tij për të luajtur për ekipin kombëtar të Francës këtë verë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Francezi 21-vjeçar dëshiron ta përfaqësojë Francën edhe në Kampionatin Evropian e edhe në Lojërat Olimpike. Por, Paris Saint-Germaini nuk është i kënaqur me planet e shumta të francezit për këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Sipas revistës prestigjioze franceze L’Equipe, Paris Saint-Germaini i ka dërguar letër Federatës së Futbollit të Francës për ta deklaruar kundërshtimin e tyre ndaj vendimit për ta thirrur Mbappen në skuadër për Lojërat Olimpike.

Duke e parë që kjo nuk është garë e organizuar nga FIFA, Paris Saint-Germaini ka mundësi ta kundërshtojë vendimin për thirrjen e ndonjë lojtari të klubit nga ekipi kombëtar për këtë event.

Ndërkohë, Lojërat Olimpike mund të mos zhvillohen në fund këtë verë, për shkak të rrezikut nga koronavirusit. Ministri Olimpik të martën lajmëroi se Lojërat Olimpike mund të shtyhen për në fund të vitit 2020.

Ky nuk ka qenë i vetmi problem që Mbappe e ka pasur së fundi me klubin e tij. L’Equipe raportoi këtë javë se marrëdhënia e francezit me tifozët e klubit nuk është më e mira e mundshme.

Përkundër cilësisë dhe rëndësisë së tij të madhe në skuadrën e PSG-së, tifozët, veçanërisht ultrasit, kanë dyshime për sulmuesin francez.

Kontrata e tij me klubin skadon në vitin 2022 dhe ata shqetësohen se ai mund ta detyrojë klubin ta shesë, duke mos e rinovuar kontratën.

Për më tepër, Mbappe ka pasur përplasje këtë sezon edhe me trajnerin Thomas Tuchel, pasi që futbollisti s’ishte i kënaqur kur trajneri i tij e zëvendësonte.

Real Madridi është i vetëdijshëm për këtë situatë dhe pritet që të interesohet për transferimin e Mbappes në Santiago Bernabeu këtë verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme