PSG-ja i ka tri opsione për sulmin

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti francez ua ka mësyrë Richarlisonit, Lewandowskit e Haalandit, në vend të Mbappes

Paris Saint-Germaini është dorëzuar para Kylian Mbappes.

Gjiganti francez tashmë po sheh përpara, i vetëdijshëm se sulmuesi francez do t’i bashkohet Real Madridit.

Tash, parisienët i kanë tri opsione për sulmin, në fund të afatit kalimtar.

Sipas mediave franceze, opsioni i parë dhe më i lehtë është Richarlisoni i Evertonit.

Megjithatë, klubi anglez po i kërkon 90 milionë euro për përfaqësuesin brazilian.

Më pas, në opsion parisienët e kanë edhe Robert Lewandowskin e Bayern Munichut.

Sulmuesi polak dëshiron të largohet nga “Allianz Arena” për ta provuar një eksperiencë të re në vitet e fundit të karrierës.

E opsioni i tretë dhe më i vështirë për t’u realizuar është Erling Haalandi i Borussia Dortmundit.

Lojtarin në fjalë e donte edhe Chelsea këtë verë, por kërkesat për të ishin shumë të larta.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se cili sulmues do të përfundojë në “Parkun e Princave” në ditët në vijim.

Të ngjashme