PSG-ja ka shënuar në 20 ndeshje rresht në Champions

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

PSG-ja e ka bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores së thellë ndaj Barcelonës në “Camp Nou” 4:1.

Për ekipin francez, ishte ndeshja e 20-të radhazi që arrin të shënojnë në garën më të madhe evropiane për klube.

Vetëm Real Madridi ka shënuar në më shumë ndeshje të njëpasnjëshme.

Skuadra madrilene mban rekordin në periudhën 2010-2014, ku kishte shënuar të paktën një gol në 22 ndeshje rresht.

Përvec kësaj, Parisi arriti fitoren e parë në “Camp Nou” kundër Barcelonës.

Ndeshja e kthimit ndërmjet PSG-së dhe Barcelonës do të zhvillohet me 10 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme