PSG-ja, kërkon Paquetan

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Ekipi nga Ligue 1, PSG ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Milanit, Lucas Paqueta.

Gazeta franceze “L’Equipe” ka shkruar të martën se PSG-ja, po kërkon transferimin e Paquetas gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij, është e gatshme të ofroj rreth 40 milionë euro dëmshpërblim.

22-vjeçari, që iu bashkua Milanit në janar të këtij viti nga Flamengo, këtë edicion ka humbur vendin e titullarit, pasi ka regjistruar vetëm 216 minuta lojë në Serie A. Paqueta ka kontratë me Milanin deri në vitin 2023 kurse ka edhe nëntë paraqitje e një gol me Përfaqësuesen e Brazilit.

Të ngjashme