PSG-ja, me kontratë të re për Mbappen

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi francez Kylian Mbappe pritet të firmos kontratë të re me skuadrën e Paris Saint-Germainit, kanë njoftuar të mërkurën mediumet franceze.

Mësohet se PSG-ja, dëshiron ta mbajë Mbappen më gjatë dhe për këtë arsye i ka ofruar kontratën e re deri në vitin 2024, transmeton Koha Ditore.

Me këtë kontratë, krahas rritjes së pagës, do të rritet edhe klauzola e tij e lirimit në vlerë prej 300 milionë eurosh. Mbappe aktualisht ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2022.

Këtë edicion, sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar katër herë në dhjetë paraqitje. Ai karrierë ka bërë edhe te Monaco kurse ka edhe 13 gola në 33 paraqitje me Francën.

Të ngjashme