PSG-ja ndaloi së shituri fanellat me emrat e Neymarit

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain ka ndaluar shitjen e bluzave me emrin e sulmuesit brazilian, Neymar.

Futbollisti 27-vjeçar është i lidhur me një largim nga kampionët francez gjatë gjithë verës dhe duket se mund të jetë një hap larg lëvizjes prej kampionit të Ligue 1.

Në vend të kësaj, fanella e Kylian Mbappes shfaqet dukshëm më shumë në dyqanet e klubit që është themeluar në vitin 1970.

Lojtari 27-vjeçar ka zgjuar vëmendjen e klubeve spanjolle, ku në rend të parë janë Real Madridi dhe Barcelona.

Kuptohet se lojtari do të preferonte një rikthim në Nou Camp dhe avokati që mbikëqyri transferimin e tij zbulua se kishte arritur gjatë ditës së djeshme në Barcelona, ku u takua me zyrtarët e klubit katalunas.

Por Los Blancos do të përfundojë ndjekjen e tyre nëse nënshkruajnë me Paul Pogban e Manchester Unitedit. Ndryshe, afati kalimtar i verës do të përfundojë më 2 shtator dhe se deri atëherë do të ketë shumë spekulime.


Të ngjashme