PSG-ja nuk dorëzohet për Lucas Paquetan

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se Milani në muajin janar duhet të mbledhë para dhe Lucas Paqueta mund të largohet nga ekipi, pas vetëm një edicioni të kaluar me klubin “Kuqezi”.

Mesfushori brazilian është njëri nga më të pëlqyerit në listën e drejtorit sportiv të Paris Saint-Germainit, Leonardos, i cili ka qenë pikërisht ai i cili e solli futbollistin te “Rossonerët”.

Megjithatë, skuadra e tij duhet të paguajë më shumë se 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e futbollistit që sivjet në pesë ndeshje ka vetëm një asistim.

Të ngjashme