PSG-ja, ofron Meunierin për De Sciglion

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germaini dhe Juventusi mund të bëjnë një shkëmbim të lojtarëve gjatë afatit kalimtar të janarit, ka raportuar të martën e gazeta francize “L’Equipe”.

Bëhet e ditur se PSG-ja, i ka ofruar Juventusit shkëmbimin e mbrojtësit Thomas Meunier për Mattia De Sciglion.

Meunier ka kohë që pëlqehet nga Juventusi derisa te PSG-ja, ka humbur vendin e titullarit. Ai ka kontratë me ekipin francez deri në fund të këtij edicioni dhe deri më tani ka dhjetë paraqitje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

Në anën tjetër, PSG-ja, para fillimit të këtij edicioni insistoi për transferimin e De Sciglios, por oferta u refuzua nga Juventusi.

De Sciglio ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 dhe këtë edicion ka vetëm dy paraqitje. Sipas gazetës francize ky shkëmbim mund të ndodhë mes skuadrave, pasi lojtarët kanë vlerën e njejtë në treg dhe aktiviziohen në pozitat e njejta.

Të ngjashme