PSG-ja ofron për Mbappen dyfishin e ofertës së Real Madridit

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 18:44 | Nga

Saga e verës ka një tjetër kapitull interesant. Lufta midis Real Madrid dhe PSG për yllin e Monaco-s Kylian Mbappe është e ashpër. Negociatat kishin shkuar goxha mirë në Madrid, me klubin spanjoll që ka kontakte të shpeshta me prindërit e 18-vjeçarit por tani me sa duket PSG është duke u munduar t’i prishë planet.

Paris Saint-Germain është gati të dyfishojë rrogën vjetore të Mbappes!

L’Eqiupe raporton se presidenti i PSG Al-Khelaifi dhe drejtori sportiv Henrique kanë mbajtur një takim me sulmuesin të shoqëruar me babanë e tij ditën e martë, dhe tani është zbuluar se klubi francez i ka premtuar një rrogë 12 milionë euro, dyfishi i ofertës së Real Madrid.

Por Real nuk ka ndërmend të “çmendet për Mbappe, dhe e konsideron të tepërt rrogën 12 milionë euro për një 18-vjeçar.

Spanjollët mendojnë se kanë bërë më të mirën e tyre për të sjellë talentin francez në Madrid, por oferta e PSG i ka prishur mendjen atij dhe babait të tij, i cili do të donte që i biri i tij të luante te klubi i tij i fëmijërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme